Paloka: Agron Xhafaj duhej arrestuar, Rama kërcënon opozitën

Shqipëria

Paloka: Agron Xhafaj duhej arrestuar, Rama kërcënon opozitën

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:50
Edi Paloka

Nënkryetari i PD Edi Paloka ka deklaruar sot se Kryeministri Edi Rama do të pendohet për deklaratat që ai bëri në mbrojtje të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij të dënuar.

Nga protesta e opozitës përpara ministrisë së Brendshme, Paloka tha se Rama po vepron njesoj me Xhfajan si për Tahirin, që realisht sot është në arrest, pasi po ndiqet Kodi i Mafias.  

“Rama deklaron i dënuari se shkon vetë në burg, kur ai duhej të ishte arrestuar,” tha Paloka, duke ironizuar fjalimin e Kryeministrit në Grupin parlamentar të PS.

“Kryeministri thotë e kam verifikuar audion...Po kështu tha për Saimir Tahirin, po ai është sot në arrest. Kodi i Mafias nuk është dhënie dore e bese, po të detyron të bësh një krim e të mban peng.

E dëgjuat Ramën?! “Opozita është fajtore!” Se sipas tij, nuk është fajtor ai që e kryen krimin, por ai që e denoncon!

Si tha?! “Do të  përgjigjet opozita!”.

Kapet Tahiri në krim... “Do të përgjigjet opozita!”

Kapet Xhafaj në krim... “Do të përgjigjet opozita!”

Ajo shprehja “s’ka parë gjë akoma”  është vetëm fillimi, Rama do të pendohet. Protesta e sotme është vetëm një hap i parë dhe nuk do të ndalet. Rama do të pendohet për deklaratat që bëri,” theksoi Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat