Pas fjalimit të Ramës, ja çfarë u tha Xhafaj deputetëve socialistë që i takoi një nga një

Shqipëria

Pas fjalimit të Ramës, ja çfarë u tha Xhafaj deputetëve socialistë që i takoi një nga një

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:12
Fatmir Xhafaj

Kryeministri Edi Rama iu ka dhënë fund sot të gjitha aludimeve dhe dyshimeve për një largim të mundshëm të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas akuzave të PD-së për të dhe të vëllain, duke konfirmuar qëndrimin e tij.

Por duket se kjo gjë nuk ka kaluar pa një falënderim nga ana e ministrit Xhafaj për kolegët e tij.

“BalkanWeb” raporton se në përfundim të mbledhjes, Xhafaj ka falënderuar një më një deputetët e PS.

“Ju shpreh falënderimin tim dhe mirënjohjen time për suportin që më keni dhënë”, mësohet t’iu ketë thënë Xhafaj deputetëve socialist para se të linte Kryesinë e Kuvendit.

Sot kryeministri Edi Rama i hoqi të gjitha përgjegjësitë ministrit të Brendshëm në lidhje me dënimin e vëllait të tij Agron Xhafaj në Itali.

Ndërsa për sa i përket audio-përgjimit të publikuar nga PD, Rama tha se nuk është autentik por një mashtrim i publikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat