Rinisin fluturimet nga Aeroporti i Kuçovës, nesër ngrihen 4 avionë

Shqipëria

Rinisin fluturimet nga Aeroporti i Kuçovës, nesër ngrihen 4 avionë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 20:22
4 avionë nisin që nesër fluturimet nga Kuçova për vaksinimin e dhelprës së kuqe.

Deputetja socialiste Ermonela Felaj, ka informuar “qytetarin dixhital” të Sali Berishës, për 4 avionë që do të ngrihen nesër në Kuçovë.

“Ky njoftim i drejtohet kryesisht “qytetarit digjital” të sb  [?] që të mos alarmohet me dylbitë e rreme e të shohë mushkoja në qiellin e shpifjeve.

4 avionë nisin që nesër fluturimet nga Kuçova për vaksinimin e dhelprës së kuqe.

Dy herë në vit, përmes një metode që ka rezultuar e suksesshme kundër tërbimit.

E kane tentuar dhe më parë disinformimin , jo për gjë ”, shkruan ajo, që poston dhe fotot e mëposhtme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat