Del ADN, viktima që u dogj në Fushë Krujë është Xhafer Osmani nga Kosova

Shqipëria

Del ADN, viktima që u dogj në Fushë Krujë është Xhafer Osmani nga Kosova

Më: 17 maj 2018 Në ora: 12:45
Xhafer Osmani

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim, viktima që u masakrua në Fushë Krujë është shtetasi nga Kosova Xhafer Osmani nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrisë.

Një fakt të tillë e ka provuar analiza e ADN-së, rezultatet e së cilës kanë dalë sot.

Ngjarja u regjistrua me 5 maj 2018. 57 vjeçari, babai i katër fëmijëve është dhunuar, vrarë dhe më pas, makinës ku ndodhej bashkë me të ishte vënë zjarri për të humbur çdo gjurmë.

Burime nga grupi hetimor thanë për Ora News se autor i dyshuar i krimit është një person rreth 35 vjeç, i cili është fiksuar nga kamerat e një karburanti disa metra larg vendit ku u gjet automjeti i djegur.

Nga sekuencat filmike, te regjistruara rreth 2-3 orë para ngjarjes tronditëse vërehet se i dyshuari ndodhej pranë makinës së Xhafer Osmanit ndërsa ky i fundit qëndronte i lidhur në sedilen e pasme të automjetit.

Policia ka bërë me dije se automjeti i 57 vjecarit është futur në rrugicën pranë karburantit rreth orës 10 të së shtunës ndërsa sinjalizimi për zjarrin është dhënë ne orën 13. Për të humbur gjurmët autori e ka fshehur automjetin në një zonë më kallamishte dhe më pas e ka djegur atë.

Rezulton se familja e Xhafer Osmanit ka denoncuar zhdukjen e tij ,ndërsa deklaruan se ai ishte nisur nga Mitrovica drejt Shqipërisë më datë 29 prill dhe prej kësaj dite nuk kane pasur asnjë komunikim.

Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende por dyshohet se autorët kanë kryer ndaj tij tortura të ndryshme me synim marrjen e ndonjë të dhënë që u ka interesuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat