Horrori në Fushë Krujë: Xhafer Osmani është djegur i gjallë

Shqipëria

Horrori në Fushë Krujë: Xhafer Osmani është djegur i gjallë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 13:20
Xhafer Osmani

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Fushë Krujë.

Një shqiptar nga Kosova i identifikuar si Xhafer Osmani, duket se është viktima e krimit horror të ndodhur në zonën e Fushë Krujës.

Sipas raportit paraprak të mjekëve ligjorë, Xhafer Osmani është djegur i gjallë në makinën e tij.

Sipas raportit të ekspertëve, Xhafer Osmani është lidhur, torturuar dhe më pas i është hedhur benzina gjatë kohës kur ai ka qenë i vetëdijshëm.

Ngjarja u regjistrua me 5 maj 2018. 57 vjeçari, babai i katër fëmijëve është dhunuar, vrarë dhe më pas, makinës ku ndodhej bashkë me të ishte vënë zjarri për të humbur çdo gjurmë.

Policia ka bërë me dije se automjeti i 57-vjeçarit është futur në rrugicën pranë karburantit rreth orës 10:00 të së shtunës ndërsa sinjalizimi për zjarrin është dhënë ne orën 13:00. Për të humbur gjurmët autori e ka fshehur automjetin në një zonë më kallamishte dhe më pas e ka djegur atë.

Rezulton se familja e Xhafer Osmanit ka denoncuar zhdukjen e tij, ndërsa deklaruan se ai ishte nisur nga Mitrovica drejt Shqipërisë më datë 29 prill dhe prej kësaj dite nuk kane pasur asnjë komunikim.

Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende por dyshohet se autorët kanë kryer ndaj tij tortura të ndryshme me synim marrjen e ndonjë të dhënë që u ka interesuar. Dyshohet se ai u vra për çështje pasioni. Po ashtu një tjetër pistë është ajo e konfliktit për prona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat