Pas publikimit të videos, Basha mesazh Ramës: Larg duart nga dëshmitari

Shqipëria

Pas publikimit të videos, Basha mesazh Ramës: Larg duart nga dëshmitari

Më: 17 maj 2018 Në ora: 15:15
Lulzim Basha

“Paralajmëroj Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën para gjithë shqiptarëve larg duart nga presioni dhe terrori mafioz ndaj dëshmitarit Albert Veliu dhe familjes së tij…

Dëshmia tronditëse dhe gjithcka tjetër janë provat e tjera se një shtet është kapur nga mafia…”,- tha Lulzim Basha pas publikimit të videos.

Dëshmitari X ndryshe Albert Veliu në videon e PD-së rrëfen njohjen e tij me vëllanë e ministrit Fatmir Xhafajt.

Albert Veliu tha se me Agronin është njohur në itali, teksa të dy punonin në trafikun e drogës.

Ai thotë se me të ka pasur një qejfmbetje në kohën kur ka rënë në burg dhe Agroni në Shqipëri ishte shndërruar në një biznesmen të fuqishëm.

Ai tregon se nuk e di se kush e ka bërë përgjimin, dhe se i kanë kërcënuar djalin pas publikimit të videos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat