Përfundon ekspertiza e 27-vjeçarit që vdiq në Komisariatin e Korçës, dalin pamjet e rënda

Shqipëria

Përfundon ekspertiza e 27-vjeçarit që vdiq në Komisariatin e Korçës, dalin pamjet e rënda

Më: 17 maj 2018 Në ora: 22:13
Enea Ftoj

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë përfunduar ekspertizën e 27-vjeçarit, i cili gjeti vdekjen ditën e sotme në paraburgimin e Komisariatit të Korçës.

Pasi kanë marrë kampione nga organet e trupit të pajetë të 27-vjeçarit, Enea Ftoi, pritet që brenda tre javësh ekspertët e mjekësisë ligjore t’i vënë në dispozicion ekspertimin dhe shkaqet nga se ka vdekur i riu.

27-vjeçari ishte arrestuar për vjedhje para disa ditësh, ndërsa sot ai është gjetur i vdekur brenda qelisë së paraburgimit në Komisariatin e Korçës.

Në trupin e të riut, ka shenja të shumta dhune, duke filluar nga krahu, shpatullat madje edhe në fyt.

Por, do të jenë hetimet e prokurorisë ata që do saktësojnë se kush është përgjegjës për vdekjen e tij. Ndërsa pas ekspertizës, familjarët kanë tërhequr trupin nga morgu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat