Rama: Nëse “Dëshmitari X” është flamuri i opozitës, BE është treg fshatar

Shqipëria

Rama: Nëse “Dëshmitari X” është flamuri i opozitës, BE është treg fshatar

Më: 17 maj 2018 Në ora: 22:35
Edi Rama

Pas kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama lidhur me audio-përgjimin e publikuar këtë të enjte nga opozita, ku shfaqet “Dëshmitari X” Albert Veliu.

Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se nëse ky është flamuri i opozitës atëherë, bota nuk është e rrumbullakët, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulzim Basha është lider.

“Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat