Reagim i Sali Berishës: E vërteta për vilën në Gjirin e Lalzit

Shqipëria

Reagim i Sali Berishës: E vërteta për vilën në Gjirin e Lalzit

Nga: I.J Më: 17 maj 2018 Në ora: 23:39
Sali Berisha

Sonte në një debat televiziv ish-kryeministrit Sali Berisha i është përmendur emri.

Berisha u akuzua nga analisti Mustafa Nano se ai posedon vilë në Gjirin e Lalzit.

Deputeti i PD ka përgënjeshtruar Nanon duke e konsideruar atë si gënjeshtar.

 Ish-kryeministri u shpreh se ato prona i përkasin kunatit dhe dhëndrit të tij.

Më poshtë reagimi i plotë i Berishës:

Duke ndjekur Opinion!

Pergenjeshtrim!

Miq, sonte, me gjuhen e nje banditi te peshtire, nje ish ish ish i imi fyeu me gjuhen e rrugacit ordiner, halabakut te rrugve ndaj zotit Gazment Bardhi sapo ai permendi apartamentin e tij ne Lalz me para te dyshimta. Nderkohe ky ish ishi ish i imi, qe i lejoi vetes gjuhen e horrrit trilloi dhe shpifi pafytyresisht per gjoja vile timen ne Lalz.

Lidhur me kete shpfje, qe skllavi i Xhafes dhe Balles perserit pafytyrsisht nje trillim te tyre, deklaroj me pergjegjesi absolute se une dhe bashkeshortja ime kemi nje apartament ne Tirane pre 128 m2 dhe asnje banese tjeter mbi toke! Vila ne Lalz eshte e dy familjeve te tjera, pra kunatit dhe dhendrit tim! Sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat