Numri dy i LSI, deputeti Luan Rama i ftuar mbrëmë në “Të paekspozuarit” ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit, ku ky i fundit ka thënë se audio është falso,.
Deputeti Rama ka thënë se ky qëndrim është i lajthitur, për sa kohë që asnjë nuk ka informacion se mbi çfarë autoritetesh ligjore kryeministri ka ndërmarrë një veprim të tillë.
“Me çfarë autoriteti ligjor kryeministri e ka bërë këtë iniciativë, pra që i është drejtuar një agjencie për audiopërgjimin?
Cila është agjencia që i është drejtuar ai?
Cila është agjensia që e ka sjellë kaq shpejt përgjigjen për kryeministri?
Ky është qëndrim i lajthitur”, ka thënë deputeti.