Tsipras pranon gjendjen e luftës me Shqipërinë: Negociatat më të vështira se me Maqedoninë

Shqipëria

Tsipras pranon gjendjen e luftës me Shqipërinë: Negociatat më të vështira se me Maqedoninë

Më: 18 maj 2018 Në ora: 10:02
Aleksis Tsipras

Nga samiti i Sofjes, kryeministri grek Aleksis Tsipras pranoi se Shqipëria dhe Greqia janë ende në gjendje lufte. Ai konfirmoi përparimin e bisedimeve, që sipas tij ishin tejet të vështira.

“Negociatat me Shqipërinë ishin më të vështira se me Maqedoninë, na kanë marrë më shumë kohë. Imagjinoni që kemi për të zgjidhur çështje që janë të hapura që nga Lufta e Dytë Botërore. Jemi ende në gjendje lufte. Është çështja e Zonave Ekskluzive Ekonomike, një çështje e rëndësishme si dhe të tjera mes të cilave edhe respektimin i të drejtave të minoritetit grek. Jemi në rrugë shumë të mbarë, nuk dua të them i sigurt, por jam shumë optimist se do të kemi zhvillime pozitive për këto çështje brenda Qershorit”.

Shqipëria dhe Greqia mund të përmbyllin brenda Qershorit marrëveshjen për kufirin detar dhe po ashtu t’i japin zgjidhje  çështjeve të mbetura pezull nga lufta e dytë botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat