Marku në Paris, takohet me Prokurorin e Gjykatës së Kasacionit të Francës

Shqipëria

Marku në Paris, takohet me Prokurorin e Gjykatës së Kasacionit të Francës

Më: 18 maj 2018 Në ora: 10:49
Arta Marku me Prokurorin e Përgjithshëm të Gjykatës së Kasacionit të Francës, Jean – Claude Marin.

Kryeprokurorja Arta Marku ndodhet në Paris, ku merr pjesë në takimin për 10-vjetorin e shoqatës së kryeprokuroreve dhe kryegjyqtareve të Bashkimit Evropian.

Ajo është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm të Gjykatës së Kasacionit të Francës, Jean – Claude Marin.

Ftesa për Marku u dërgua nga Jean-Claude Marin, Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Kasacionit të Francës dhe kryetar i Rrjetit të Prokurorëve ose institucioneve ekuivalente të Gjykatave Supreme të vendeve të Bashkimit Evropian i quajtur ndryshe “Rrjeti Nadal”.

Pavarësisht se nuk dihet konkretisht rreth asaj që është biseduar, mësohet se kryeprokurorja i ka dhuruar Marin librin “Albania from the Air”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat