Keni fëmijët në kopshte dhe çerdhe, lajmi i mirë për pagesat!

Shqipëria

Keni fëmijët në kopshte dhe çerdhe, lajmi i mirë për pagesat!

Më: 19 maj 2018 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Tarifat ditore për ditë ngrënie që prindërit duhet të paguajnë për fëmijët në kopësht dhe çerdhe, nuk do të ndryshojë as për sezonin tjetër.

Në një intervistë për Televizionin SCAN, drejtoresha e qendrës ekonomike të zhvillimit dhe të edukimit të fëmijëve, Zhaneta Beqiri sqaron se pavarësisht ndryshimit të menusë dhe rritjes së kostos, çmimi do të ngelet i pandryshuar.

Më tej Beqiri shtoi se kopshtet do të vijojnë të jenë të hapura edhe gjatë muajve të verës për t’u ardhur në ndihmë prindërve të cilët janë në marrëdhënie pune.

Ndërkohë, në javën e fundit të qershorit  nisin dhe procedurat për regjistrimet e reja të fëmijëve  në këto institucione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat