“Sulme ekstreme ndaj SHBA, Rama dhe Bushati shkelët në dërrasë të kalbur”

Shqipëria

“Sulme ekstreme ndaj SHBA, Rama dhe Bushati shkelët në dërrasë të kalbur”

Më: 19 maj 2018 Në ora: 09:46
Tritan Shehu

Nje dite pasi Konferences Islamike, e pasi presidenti turk, Erdogan i kerkoi botes islame mbeshtetje te plote per Palestinen, duke akuzuar SHBA se i ka duart e lyera me gjakun e palestinezeve, deputeti demokrat Tritan Shehu vjen me nje reagim te forte per qeverine shqiptare, duke theksuar se edhe kete here Rama dhe ministri i Jashtem kane shkelur ne derrase te kalbur.

Ai ka kerkuar nga Titana zyratre te pergjigjen nese e mbeshetsin deklaraten e firmosur dje, qe eshte plot sulme ekstreme ndaj aleatit tone strategjik, ShBA-se.

Reagimi i Tritan Shehut

Z. Kryeminister dhe Minister Jashtem, keni shkelur ne “derrase te kalbur” dhe demtuar rende interesat e Kombit tone perseri:
Me poshte do te gjeni tekstin e plote te Deklarates se mbremeshme te Takimit te Organizates se Koperacionit Islamik (OIC), te miratuar dhe nga perfaqesuesi juaj aty.
Ajo deklarate eshte e mbushur me sulme ekstreme ndaj ShBA, administrates amerikane e Presidentit Trump (per te mos permendur dhe ato ndaj Izraelit).
Ne keto kushte te renda cenuese edhe te Sigurise sone Kombetare, ju duhet te shpreheni qartesisht nese e mbeshtesni ate deklarate, kete goditje te rende ndaj Partnerit tone kryesor Gjeostrategjik.
Ne fakt ajo e tille demton edhe vete procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.
Heshtja juaj tashme nuk i sherben asgjeje, as loja e “mbretit lakuriq”…
Dicka ne fund, perfaqesuesi juaj ishte gjithashtu i pranishem edhe gjate inagurimit te Ambasades amerikane ne Jeruzalem, disa dite me pare.
A ja bete te ditur kete fakt dje organizatoreve, pjesemareseve te OIC-se, hartuesve te asaj deklarate???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat