Dosja “Xhafaj”, PD merr një tjetër vendim: Të hënën do dëshmojmë!

Shqipëria

Dosja “Xhafaj”, PD merr një tjetër vendim: Të hënën do dëshmojmë!

Më: 19 maj 2018 Në ora: 10:41
Enkelejd Alibeaj

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi se të hënën do të shkojë të dëshmojë në Prokurori në lidhje me audio përgjimin e denoncuar nga Partia Demokratike për përfshirjen e vëllait të ministrit të Brendshëm në trafik droge.

“Do të shkoj të dëshmoj në prokurori. E njoh shumë mirë ligjin, mua duhet jo më vonë se tri ditë, jo se nuk shkoja, por dje isha në seancë. Kur doli intervista këtyre u ngeci sharra nën gozhdë.

Kur oficeri i policisë merr në dorë diskun, prokuroria duhet të kishte regjistruar procedimin. Plani ishte i thjeshtë: Rama me Xhafën e shokë donin ta nxirrnin si jo të vërtetë, procedimi ndaj Agron Xhafajt nuk do fillonte ,se bashkë me të merr formë procedimi i ligjit antimafia. Duhet të fillonte procedimi penal.

"Të hënën do të shkoj të jap përgjigje në prokurori. Nuk do ta lë këtë prokurori pavarësisht se ka një Donika Prela e Arta Marku”.

Pyetjes se nga erdhi burimi i videos Alibeaj sërish i dha këtë përgjigje: “Do të jap shpjegime në prokurori”.

Deputeti demokrat pranon se ajo është vepër e Babales dhe disa gazetarëve trima", tha Alibeaj në "abc".

Xhokaxhi: Pse e dhatë bruto intervistën, mund ta kishit pastuar.

Alibeaj: Unë e kolegët e mi denoncojmë ajo është vepër e Babales dhe disa gazetarëve trima.

I pyetur për dyshimet dhe besueshmërinë rreth audio përgjimit dhe dëshmitarit x, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se këto dyshime janë ngritur nga Rama dhe Xhafa dhe nga ata që kanë arsye për ta goditur besueshmërinë e asaj që ka thënë dëshmitari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat