Paralajmërimi i ministrit Klosi: Derdhja e ujërave të zeza në bregdet, ndëshkime të ashpra

Shqipëria

Paralajmërimi i ministrit Klosi: Derdhja e ujërave të zeza në bregdet, ndëshkime të ashpra

Më: 19 maj 2018 Në ora: 15:29
Blendi Klosi

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, pasi vizitoi një resort që ka implementuar impiantin e depurimit në Tale të Lezhës u kërkon bizneseve të marrin masa për të vendosur këtë lloj teknologjie për të mos u ndëshkuar, pasi forca e ligjit thotë ai do të jetë e ashpër.

Sipas tij askush që ofron shërbim hotelerie nuk do të tolerohet nëse pas 1 Qershorit do të vazhdojë të derdhë ujerat e zeza në det.

“Jemi tashmë në sezon, kanë ardhur turistët e parë dhe ajo çfarë ofron bregdeti dhe natyra shqiptare, por edhe vete shqiptarët janë të krahasueshme me atë çfarë ofrohet në rajon, por natyrisht  trajtimi i mjedisit  është akoma shumë larg asaj që duhet të jetë.

Ne do të jemi shumë të ashpër me këdo që nuk zbaton lejen mjedisore në raport me shtetin për të pastruar ujërat e zeza dhe për të administruar mbetjet urbane”, tha Klosi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat