Shpëtohet njëri nga turistët te “Shpella e Pëllumbasit”

Shqipëria

Shpëtohet njëri nga turistët te “Shpella e Pëllumbasit”

Më: 19 maj 2018 Në ora: 17:32
Shpella e Pëllumbasit

Forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë që u angazhuan në një operacion shpëtimi për dy turistët që ranë në një grykë kanioni te “Shpella e Pëllumbasit” kanë arritur të nxjerrin prej andej turistin 21-vjeçar me iniciale F.D.

Uniformat blu bëjnë me dije se turisti tjetër, me iniciale Xh. S., të cilin e përpiu rrjedha e ujit, nuk është gjendur ende.

Mësohet se 21-vjeçari i shpëtuar nga uniformat blu gëzon gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Dy turistët shqiptarë ranë nga lartësia rreth orës 12:15 dhe në ndihmë të tyre kanë ardhur menjëherë forca të shumta policie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat