Gazetarja Ambrozia Meta bëri dje kryeministrin Edi Rama që të mbyllte para kohe konferencën dhe të largohej.
E gjitha me një pyetje: A nuk ka në PS individë që nuk janë të lidhur me krimin dhe me drogën për të marrë postin e ministrit të Brendshëm?
Jehona e pyetjes së saj vijon edhe sot, teksa në një reagim Kreshnik Spahiu thotë se Ambrozia ‘’gaboi” rëndë. Sigurisht që nuk ka asnjë gabim profesional, po sipas tij pijanecit Rama, i duhet lënë që ta thyejë vetë kokën.
‘’Ambrozia ‘gaboi’ rëndë: Pjanecit dhe psikopatit mos i kthe fjalë. Hapi rrugën se do thyej qafën vetë….”, shkruan Spahiu duke shtuar se Rama dje u shfaq shumë i rënduar.
Për Ambrozian ka pasur sot një reagim në mediat ndërkombëtare, ku përmendej fakti se një gazetare e re kishte bërë kryeministrin e vendit që të braktiste para kohe konferencën.