1024 të punësuar vetëm në një javë përmes Zyrave të Punës

Shqipëria

1024 të punësuar vetëm në një javë përmes Zyrave të Punës

Më: 20 maj 2018 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Vetëm përmes Zyrave të Punës në të gjithë vendin është bërë e mundur punësimi i 1024 personave në një javë.

Sipas shifrave të gjeneruara nga Zyrat e Punës në vend për periudhën 11 maj-17 maj, numrin më të madh të punësimit e ka patur qarku i Tiranës, Durrësit dhe Fierit.

Në qarkun e Beratit numërohen gjithsej 56 të punësuar nga të cilët në qytetin e Beratit është bërë i mundur punësimi i 35 qytetarëve dhe në Kuçovë 8.

Në qarkun e Durrësit u punësuan gjithsej 120 qytetarë, ku në qytetin e Durrësit u punësuan në një javë 101 qytetarë dhe në Krujë 19.

Në qarkun e Fierit është bërë e mundur punësimi i 130 personave. Në qytetin e Fierit u punësuan 79 qytetarë të papunë, në Lushnje rezultojnë 40 të punësuar ndërsa në Mallakastër 11 persona.

Në qarkun e Korçës u punësuan 61 persona. Në qytetin e Korçës u punësuam 40 të papunë, në Pogradec 7, ndërsa në Devoll e Kolonjë rezultojnë përkatësisht 8 dhe 6 të punësuar.

Në qarkun e Dibrës u punësuan gjithsej 31 persona nga të cilët në qytetin e Dibrës u punësuan13 qytetarë, në Mat 11 dhe në Bulqizë 17 .

Në qarkun e Elbasanit u punësuan gjithsej 65 qytetarë. Në qytetin e Elbasanit u punësuan gjithsej 34 qytetarë, në Gramsh 7, në Librazhd 18 të papunë gjetën një punë, ndërsa në Peqin 6 qytetarë.

Në qarkun e Gjirokastrës u punësuan gjithsej 30 persona na të cilët rezultojnë të jenë punësuar në Gjirokastër 22 qytetarë, në Përmet 1 dhe në Tepelenë 7 person.

Qarku i Kukësit numëron gjithsej 22 të punësuar nga ku 13 në qytetin e Kukësit, 1 në Tropojë dhe 8 në Has.

Qarku i Lezhës punësoi gjithsej 69 qytetarë në periudhën 11-17 maj. Në Kurbin u punësuan 15 qytetarë, në Lezhë 36 dhe në Mirditë 18 persona.

Në qarkun e Shkodrës u punësuan 55 qytetarë nga të cilët në Malësinë e madhe 6 qytetarë, në Pukë 8 dhe në Shkodër 41 persona.

Në qarkun e Tiranës u punësuan gjithsej 213 persona nga të cilët 23 në Kavajë dhe 190 në Tiranë.
Në qarkun e Vlorës përgjatë kësaj jave janë punësuar gjithsej 172 persona nga te cilët 6 në Delvinë, 55 në Sarandë he 111 në Vlorë.

Këtë vit qeveria është duke financuar formimin profesional për ata që dalin nga ndihma ekonomike, apo ata që kanë nevojë për formim profesional me një pagesë që është më e lartë se mesatarja e ndihmës ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat