Kënd i ri lojërash për fëmijët e Tepelenës

Shqipëria

Kënd i ri lojërash për fëmijët e Tepelenës

Më: 20 maj 2018 Në ora: 14:48
Kënd i ri lojërash për fëmijët e Tepelenës

Fëmijët e qytetit të Tepelenës do të kenë së shpejti një hapësirë të re, ku mund të luajnë dhe argëtohen.

Bashkia e Tepelenës bën të ditur se “ky projekt, investim i stabilimentit ‘Uji Tepelena’, shtrihet midis blloqeve të pallateve të rrugës “Tafil Buzi” dhe “Kaonia”, rrugë e cila për vite të tëra ka qenë e mbuluar nga inerte, gardhe e barëra të këqija”.

Image

“Na ndajnë vetëm 10 ditë nga përurimi i madh i këtij investimi publik me impakt mjaft të gjerë social në jetën, argëtimin dhe edukimin e fëmijëve të vegjël në mbarë qytetin tonë”, thekson bashkia.

Bashkia e Tepelenës në prag të çeljes së sezonit turistik gjithashtu ka rritur intensitetin e punës për rehabilitimin e zonës jugore të qytetit./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat