Varg aksidentesh në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 3 makina

Shqipëria

Varg aksidentesh në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 3 makina

Më: 20 maj 2018 Në ora: 21:37
Një aksident në autostradë

Me ngritjen e temperaturave dhe me qytetarët nga Tirana që i drejtohen bregdetit të Durrësit, trafiku i makinave është shtuar, duke rikthyer dhe aksidentet në këtë aks të rëndësishëm rrugor. Tre automjete janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.

“Më datë 20.05.2018, rreth orës 16:40, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përplasur 3 mjete (mjeti me targë AA 011 ED, me drejtues shtetasin Xh. Y., mjeti me targë AA 827 RC, me drejtuese shtetasen E. D., dhe mjeti me targë AA 868 DZ, me drejtuese shtetasen R. K.) Si pasojë e përplasjes të 3 mjeteve ka mbetur e dëmtuar lehtë drejtuesia e mjetit me targë AA 868 DZ, shtetasia R. K., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”, tha policia.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit, ndërsa po punohet gjithashtu për të normalizuar trafikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat