Izet Haxhia në gjyq për vrasjen e Azem Hajdarit, caktohet gjyqtari i çështjes

Shqipëria

Izet Haxhia në gjyq për vrasjen e Azem Hajdarit, caktohet gjyqtari i çështjes

Më: 21 maj 2018 Në ora: 11:57
Izet Haxhia

Besnik Hoxha, do të jetë gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për rigjykimin e këtij të fundit lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit, ngjarje kjo e ndodhur shtatorin e vitit 1998.

Nëpërmjet një shkrese zyrtare pak ditë më parë, Izet Haxhia kërkon rigjykimin e tij me pretendimin se procesi ndaj tij ka qenë i padrejtë dhe në mungesë.

Me 8 maj 2018, Izet Haxhia u ekstradua në Tiranë, 20 vjet pas arratisjes nga Shqipëria. 

Ish-truproja i Sali Berishës është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish deputetit Azem Hajdarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat