Kryeprokurorja e Durrësit shoqe me Arta Markun! Merret vendimi për çiftin Gina-Gashi

Shqipëria

Kryeprokurorja e Durrësit shoqe me Arta Markun! Merret vendimi për çiftin Gina-Gashi

Më: 21 maj 2018 Në ora: 14:08
Dritan Gina dhe Rovena Gashi

Çifti i Prokurorëve të shkarkuar Dritan Gina dhe Rovena Gashi, do të hetohen nga organi i akuzës në Fier.

Ndaj tyre ka nisur një hetim për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë në Prokurorinë e Durrësit. Por ky organ shpalli moskompetencë për hetimin, pasi kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella, është shoqe e kryeprokurores Arta Marku. 

Çifti i bashkëshortëve prokurorë, ngriti pretendime se ndaj tyre po bëhet hakmarrje politike, ndaj tashmë hetimi i tyre është në dorë të Prokurorisë së Fierit. 

Më 14 maj kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku i pezulloi nga detyra Ginën dhe Gashin deri në përfundim të hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat