Alibeaj: Rama dhe Xhafaj nuk mund të marrin peng procesin penal. Unë, përfaqësues i viktimave

Shqipëria

Alibeaj: Rama dhe Xhafaj nuk mund të marrin peng procesin penal. Unë, përfaqësues i viktimave

Më: 21 maj 2018 Në ora: 14:11
Enkelejd Alibeaj

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj bëri të ditur dhe një tjetër fakt që vjen si pasojë e ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit ai ka të drejtë tashmë të thërrasë dëshmitarë, të bëjë kqyrje aktesh dhe akte të tjera hetimore.

“Meqënëse Kodi i Procedurës Penale i ndryshuar dhe parashikon dhe mundësinë që dhe përfaqësues të viktimave kanë të drejtë të marrin pozitë procedurale, brenda procedimit penal, ndryshimet e fundit të Kodit të Procedurës Penale, unë shfrytëzova këtë lloj mundësie, qoftë dhe në statusin e deputetit, përfaqësues i publikut, viktima e madhe e fenomenit kriminal të trafikimit të narkotikëve dhe bëra kërkesë që që sot e në vazhdim jam përfaqësues i këtij viktimave të këtij fenomeni kriminal. Unë kam të drejtë të kërkoj thirrje dëshmitarësh, këqyrje, bërje aktesh, akte të tjera hetimore si një mundësi që procesi penal të mos merret peng nga Rama dhe Xhafaj. Nëse ka marrë përsipër kokat e prokurorisë, procesin penal nuk kanë për ta marrë. Viktimat? Janë të gjithë shqiptarët. Brenda këtij procesi do ushtrojë të gjithë ta drejtat e mia”, tha Alibeaj para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat