Ekspertiza: S’ka pasur dhunë mbi Enean. Vdiq në paraburgimin e Korçës

Shqipëria

Ekspertiza: S’ka pasur dhunë mbi Enean. Vdiq në paraburgimin e Korçës

Më: 21 maj 2018 Në ora: 16:54
Enea Ftoji

Dalin rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore të Enea Ftoj, 27 vjeçari i cili humbi jetën në ambientet e komisariatit të policisë së Korçës.

“Në trupin e të ndjerit nuk është konstatuar dhunë fizike”,- informon gazetarja e “Ora News”, Lediona Dervishaj.

Pritet të kryhen dhe dy ekzaminime të tjera për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Sipas ekspertizës në trupin e të ndjerit nuk është konstatuar dhune fizike.

Enea Ftoji ndërroi jetë në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës. Më herët familjarët hodhën akuza ndaj policisë për dhune ndaj të riut.

Dalja e autopsisë hedh poshtë akuzat se mbi 27-vjeçarin është ushtruar dhune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat