Publikohen sot materiale të reja nga dosja “Xhafaj”

Shqipëria

Publikohen sot materiale të reja nga dosja “Xhafaj”

Më: 21 maj 2018 Në ora: 18:27
Dëshmitari X, Albert Veliu

Sot në mbrëmje do të publikohen fakte të reja lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafajt.

Gazetarët Artur Çani dhe Jetmir Olldashi paralajmërojnë detaje të forta që do të transmetohen rreth orës 21 të mbrëmjes.

Olldashi është gazetari i cili ka kryer investigimin disa muaj më parë, ku Agron Xhafaj flet për trafikun e drogës me dëshmitarin X, i thirrur ndryshe dhe me pseudonimin babalja.

Sot gazetari ka dhënë dëshminë e tij dhe në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dëshmuan më herët dhe tre zyrtarë të PD-së.

Çani deklaroi se sonte do të publikohen materiale që nuk janë publikuar më parë. I pyetur në lidhje me vërtetësinë e audio-përgjimit pasi mungojnë pamjet, çfarë do ta bënte më të besueshëm materialin, drejtuesi i ‘Ajsberg’ u shpreh se materiali ishte absolutisht i vërtetë.

“Do të dëgjoni regjistrime që nuk i keni dëgjuar deri më sot”, tha Çani. Ai deklaroi se këto ditë ka dëgjuar gjëra të turpshme për gazetarin Jetmir Olldashi nga kolegë, duke shtuar se ai ka bërë një punë shumë të mirë investiguese.

“Ka qenë vetëm një gazetar i vetëm, me iniciativën e tij që e ka bërë, dhe unë kam lexuar gjëra të turpshme që ka shkruar një koleg për një tjetër. Unë them këtë punë duhej ta kishte bërë Prokuroria. Ai ka bërë një punë shumë të mirë”, shtoi ai.

I pyetur se kush ishte bërë regjistrimi, Çani tha se kontaketet me Albert Veliun, gazetari Olldashi I ka filluar që në tetor 2017 dhe pasi ka parë që ato që thoshte ‘Babalja’ përputheshin ka bërë dhe investigimin.

Artur Çani u shpreh se PD-së i është dorëzuar materiali në mars nga gazetari.

“Kjo pyetje është mirë që ti drejtohet Jetmirit, në fillim ai ka pasur kontakte në tetor 2017, ka filluar kontaktet me ‘Babalen’ dhe në fund kur ka parë që gjërat që thoshte përputheshin ka vendosur ta ndërmarrë këtë veprim, dhe më pas nga marsi duke menduar që Babalja mund ta zbulonte dhe nuk kishte besim tek Prokuroria e ka çuar në PD”, tha ai.

“Jetmiri ka bërë gazetari investigative, po të ishte bërë për PD-në do ishin më cilësore. Jemi duke folur për vëllain e ministrit të Brendshëm, e di si e thërrasin në Vlorë ‘Pashai’. Ai ka bërë një punë të vështirë dhe duan cilësi këto”, shtoi Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat