Lobimi i PD në SHBA, Prokuroria vijon hetimet dhe dërgon letërporosi në…

Shqipëria

Lobimi i PD në SHBA, Prokuroria vijon hetimet dhe dërgon letërporosi në…

Më: 22 maj 2018 Në ora: 10:49
Lulzim Basha dhe Donald Trump

Prokuroria e Tiranës në kuadër të hetimeve për kontratat e lobimit të PD, ka dërguar letër porosi në Mbretërinë e Bashkuar.

Mësohet se ky veprim i Prokurorisë ka ardhur pasi kompanisë që dyshohet se ka lobuar për PD-në në SHBA, është e regjistruar në këtë vend.

Kujtojmë që më herët Prokuroria ka dërguar dhe letërporosi në SHBA, por kompania “Biniat”a ka pasur aktivitetin e saj në Skoci.

Partia Demokratike po hetohet për kontrata lobimi me kompania të huaj të cilat dyshohet të jene të lidhura me oligarkë rusë të cilat i mundësuan Bashës foton me Trump gjatë vizitës së tij vitin e kaluar.

Çështja e lobimit të PD, u bë publike pas një investigimi nga revista Amerikane “Mother Jones”, e cila hodhi dyshime për lobime me oligarkë rusë.

Më herët prokuroria dërgoi letërporosi në SHBA për Nick Muzin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat