Deputeti i PS paralajmëron ndryshime ne qeveri: Ja kur do ti bëjë Ramas

Shqipëria

Deputeti i PS paralajmëron ndryshime ne qeveri: Ja kur do ti bëjë Ramas

Më: 22 maj 2018 Në ora: 11:27
Spartak Braho

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho dje në mbrëmje ka qenë i ftuar në studion e gazetarit Roland Qafoku, ku ka folur për marrjen e mandati, por edhe për ndryshimet në qeveri.

Po ashtu Braho ka thënë se në qeveri priten dhe ndryshime në muajin shtator, që sipas tij mund të përmirësojnë situatën.

Pyetja dhe përgjigja

Po në krahasim me Fatos Nanon, si është?

Lëre, mos u tall tani. Të paktën, ky nuk ka ndërmend të iki. Fatosi i ditur dhe i mençur ishte, por nuk kishte qejf punën. Rama ka qejf punën. Të paktën 18 orë i kalon në zyrë. Merr vesh çdo gjë. Rama ka defekt që nuk konsultohet për vendimmarrjen. Duhet të kishte bërë një përzgjedhje më të mirë të kuadrit. Por shpresoj që në shtator me ndryshimet në qeveri ta përmirësojë situatën. Sektori i Ekonomisë duhet përmirësuar. Jo se ky është djalë i keq, por duhet të kthehen sytë më mirë te specialistët e mirëfilltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat