Të përmbytur e pa ujë, banorët e Çerenecit: Kanalin na e prishi rruga

Shqipëria

Të përmbytur e pa ujë, banorët e Çerenecit: Kanalin na e prishi rruga

Më: 22 maj 2018 Në ora: 15:50
Çerenec

Tokat e fshatit Çerenec nuk vaditen, por përmbyten. Fermerët e fshatrave Çerenec i Epërm dhe i Poshtëm, në njësinë administrative Gjoricë të bashkisë Bulqizë ankohen për kanalin vaditës.

Banorët thonë se anomalia vjen si pasojë e punimeve që janë bërë në rrugën pranë fshatit që në vitin 2011. Rruga ka patur kanale anësore dhe kanali vaditës ka funksionuar dikur, por sot janë pa zgjidhje, të cilën nuk e kanë gjetur as në dyert e bashkisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat