Kush është Ermali? Prokuroria kërkon “policin” e audiopërgjimit

Shqipëria

Kush është Ermali? Prokuroria kërkon “policin” e audiopërgjimit

Më: 22 maj 2018 Në ora: 19:38
Avokati i Agron Xhafajt

Nën dilemën për të ballafaquar gazetarin Jetmir Olldashi dhe dëshmitarit X, Albert Veliu, Prokuroria e Krimeve të Rënda po kryen verifikime të tjera në qytetin e Vlorës.

Një burim i sigurt tha për Top Channel se akuza i ka kërkuar policisë të dhëna mbi organikën e policisë së Vlorës, nëse ka patur apo jo efektivë policie me emrin Ermal përgjatë viteve 2017-2018 dhe në çfarë sektorësh janë të angazhuar.

Top Channel pyeti zyrtarisht për numrin e efektivëve me emrin Ermal në policinë e Vlorës dhe nuk mori asnjë përgjigje, ndonëse jo zyrtarisht pohohet se në policinë e Vlorës gjatë kësaj periudhe nuk rezulton të ketë punonjës policie që quhet Ermal.

Për shkak se personi i radhës që duhet pyetur është edhe Agron Xhafaj, prokuroret nuk kanë vendosur ende se si do të merret dëshmia e tij përderisa Agron Xhafaj është vetdorëzuar në Itali.

Pavarësisht kësaj, tha një pjesëtar i grupit të hetimeve, paraprakisht ne kemi deklaratën e Agron Xhafajt dhënë në Prokurorinë e Tiranës, ku ai tregon se zëri nuk është i tij dhe kundërshtohet versioni i dëshmitarit X. Media pyeti avokatin e Agron Xhafajt.

“Nuk e di, mos me pyet”, reagoi avokati.

Aktualisht çështja është e regjistruar për kallëzim të rremë dhe për trafik narkotikësh.

Prokuroria thotë se ka sekuestruar materialin bruto të audio përgjimit dhe pajisjet me të cilat është kryer ky përgjim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat