Tabaku: Qeveria dështoi përsëri me taksat dhe borxhin

Shqipëria

Tabaku: Qeveria dështoi përsëri me taksat dhe borxhin

Më: 23 maj 2018 Në ora: 10:57
Nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku

Nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku thotë se qeveria ka dështuar përsëri me taksat dhe borxhin dhe ajo i referohet pikërisht Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Shqiptarët janë sot kombi më i varfër në ballkan, mbi 200 mijë biznese kanë pësuar rritje të taksave ndërkohë që 200 mijë familje kanë tentuar të largohen nga Shqipëria përmes formave të ndryshme. Një qeveri e tërë është e angazhuar që të prodhojë ligje dhe para për të shtuar pasurinë e një grushti biznesh pranë qeverisë, ndërkohë që krimi i organizuar kanë mburojën e policisë dhe ministrisë së brendshme.

Raporti i fundit i FMN tregoi dhe njëherë vështirësitë që ka ekonomia shqiptare: Niveli i lartë i borxhit, kreditë me probleme dhe klimën e vështirë të të bërit biznes. Të treja shqetësime të përsëritura të opozitës.

Borxhi publik u rrit me pretendimin e shlyerjes se detyrimeve të prapambetura te cilat kurrë nuk u shlyen. Me borxh të rritur qeveria rriti taksat me pothuasje mbi 2 miliardë Euro, nuk realizoi asnjë investim publik të qëndrueshëm që do të nxiste ekonominë duke e futur vendin në kllapi. Të vetmit që përfituan nga ulja e taksave, sipas edhe FMN, ishin oligarkët pranë qeverisë.

Megjithëse taksat u rritën, përsëri qeveria dështoi në mbledhjen e të ardhurave dhe çdo vit ka pasur një mbledhje më të ulët se parashikimi. Vetëm për 3 muajt e parë të vitit mungojnë 36 mln euro. Kjo rritje e taksave ka sjellë më shumë infomalitet, më shumë papunësi dhe mbyllje biznesesh”, shkruan znj. Tabaku.

Deputetja demokrate thotë se opozita ka ngritur herë pas here shqetësimin e koncesioneve. “Nga mesi i vitit 2017 thotë FMN qeveria shqiptare ka nënshkruar 200 kontrata koncesionare dhe vetëm projekti 1 miliardë është sa 7% e PBB. Këto janë shqetësimet reale të ekonomisë e dyert e biznesve që mbyllen prej rritjes së taksave, të rinjtë që largohen se nuk kanë një vend punë, borxhi që rritet e taksat që vetëm rriten. Data 26 maj duhet ta mbushë bulevardin e dëshmorëve të kombit për të shkundur një qeveri që jeton dhe punon përditë për një grup njerëzish”, vijon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat