Plas në komision, PD sulmon ashpër: Ju jeni një tufë memecësh, palaço!

Shqipëria

Plas në komision, PD sulmon ashpër: Ju jeni një tufë memecësh, palaço!

Më: 23 maj 2018 Në ora: 11:30
Komisioni Parlamentar i Ligjeve

Komisioni Parlamentar i Ligjeve është kthyer në një arenë debatesh e fyrjesh mes deputetëve të opozitës e kryetarit të komisionit, socialistit Ulsi Manja.

Edhe këtë të mërkurë, për të tretën herë rradhazi, deputetët e opozitës kanë bllokuar punimet duke kërkuar shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Debatet dhe fyrjet nuk kanë munguar.

Më poshtë disa nga debatet mes deputetëve të opozitës e kryetarit të komisionit Ulsi Manja:

Balliu: Jeni mazhorancë memece.

Manja: Gjëma ka ndodhur te ju, por se keni kuptuar.

Balliu: Na thoni, a jeni dakord që të jetë ministër Xhafaj, që ka vëllain trafikant?

Manja: Po më shurdhove mo burrë. E kanë marrë vesh njerëzit se je deputet ka tre ditë.

Balliu: Na jepni përgjigje. Jeni një tufë kalamajsh

Manja: Përgjigjet që kërkon i ka dhëne analisti Fahri Balliu.

Balliu: Ikni të  gjithë se po vjen baba im këtu. E shikoni ku keni arritur te përmendni emra familjarësh. Jeni bere palaço. Pa folur unë këtu s’flet njeri.

Manja: 5 minuta pushim sa të mbarojë muzika e opozitës.

Balliu: Më datë 26 maj mbaron muzika jote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat