Kreu i gjykatës Vlorë: Gjyqtarët shkojnë në gjyq me furgona linje. S'ka siguri!

Shqipëria

Kreu i gjykatës Vlorë: Gjyqtarët shkojnë në gjyq me furgona linje. S'ka siguri!

Më: 23 maj 2018 Në ora: 12:32
Skënder Haluci

Pas arratisjes nga salla e gjyqit të Mikel Kasajt, ka reaguar edhe kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci.

Ai thotë se parametrat e sigurisë në këtë gjykatë lënë për të dëshiruar, për të cilën janë vënë në dijeni edhe autoritet më të larta të shtetit shqiptar.

 “E kam kërkuar vazhdimisht dhe e kërkoj me forcë, dje ka qenë hera e fundit që kam marrë në telefon KLD, gjykata jonë është jashtë çdo lloj parametri sigurie, delegohen gjyqtarë në Sarandë, nuk ka asnjë mjet transporti.

Dje u kam deklaruar KLD dhe zyrës së administrimit të buxhetit gjyqësor. Nuk mund të shkojnë gjyqtarët me furgonat e linjave pa asnjë lloj sigurie duke pasur në gjykim çështje të rënda penale.

Kërkojmë autoriteteve shqiptare të marrin masa për mbrojtjen e jetës së gjyqtarëve”, tha ai.

Mikel Kasaj mundi të arratisej nga gjykata sapo u dha dënimi me 3.4 vite burg për kultivim droge. Ndërsa ai akuzohet edhe për rrëmbim personi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat