Kamioni bllokon rrugën, radhë kilometrike në Elbasan-Librazhd

Shqipëria

Kamioni bllokon rrugën, radhë kilometrike në Elbasan-Librazhd

Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:27
Radhë kilometrike në Elbasan-Librazhd

Një kamion, i cili ka tentuar që të hyjë brenda ambienteve të një biznesi privat përgjatë aksit Elbasan-Tiranë ka bllokuar qarkullimin normal të mjeteve në këtë rrugë nacionale.

Raportohet se radha e automjeteve në të dy kahet e rrugës i ka kaluar mbi 1 km.

Nga sa dallohet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, forcat e policisë nuk ndodhen ende në vendngjarje për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat