Qytetari ironizon Ramën për Durrësin

Shqipëria

Qytetari ironizon Ramën për Durrësin

Nga: Bota Sot Më: 23 maj 2018 Në ora: 17:28
Edi Rama

Ish kryeministri I Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar një mesazh dixhital  të një qytetari i cili ka ironizuar postimin e kryeministrit Edi Rama, ku kishte publikuar pamje nga ndërtimi në Durrës.

 Ky qytetar i ka dërguar Berishës disa fotografi të rrugëve në qytetin e Durrësit.

Postimi i plotë:

Ironia e qytetarit dixhital me propaganden e Norieges!

Shikoni fotot dhe lexoni mesazhin e tij. sb

“ERTV , 23 Maj 2018 .

Miremengjes , me keto pamje nga Durresi i Rilindur dua t’ju uroj nje dite te mbare !

Fale programit tone qeverises gjendja e rruges se maternitetit ne Durres eshte permiresuar , tashme cdo nene e re mund te mberrije me shpejt ne destinacion per te lindur foshnjen e saj , cdo person me gur ne veshka nuk ka nevoje per nderhyrje kirurgjikale ne kuader te shendetesise falas vetem fale kesaj rruge , kemi nxitur biznesin duke qene se banoret e zones cdo 3 muaj detyrohen te vendosin goma te reja dhe amortizatore te rinj !

Absolutisht nje projekt ambicioz , brenda pritshmerive dhe standardeve te BE!

Vetem opozita nuk do te shohi rezultatet e punes tone , kemi bere shume por kemi ende shume per te bere”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat