Qëndrimi i BE për “nenin e ekstradimit”, Berisha sulmon Vlahutin: Ka motive të dyshimta prapa

Shqipëria

Qëndrimi i BE për “nenin e ekstradimit”, Berisha sulmon Vlahutin: Ka motive të dyshimta prapa

Më: 23 maj 2018 Në ora: 20:18
Sali Berisha me ambasadoren Vlahutin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së bërë pak ditë më parë nga Delegacioni i Bashkimit Europian lidhur me debatin e hapur mbi ndryshimin e nenit për ekstradimet në Kodin e Procedurës Penale. BE përmes një deklarate zyrtare e cilësoi atë në përputhje me të gjitha standardet europiane.

Por i ftuar sot në ABC, Berisha sulmoi ambasadoren Vlahutin duke thënë se pas këtij qëndrimi fshihen interesa të tjera.

“Deklaratë e pavërtetë , në konflikt haptazi interesi. Ka motive të dyfshimta prapa. Të thuash që qënka standard europian mosekstradimi ,por dhe moskryerja e dënimit, do të thotë të krijosh strofulla të sigurisë së lartë për vrasës dhe kriminelë në çdo vend”, deklaroi Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat