Berisha: Ka regjistrime të reja, Rama do ta shkarkojë Xhafajn dhe do ta zëvendësojë me…

Shqipëria

Berisha: Ka regjistrime të reja, Rama do ta shkarkojë Xhafajn dhe do ta zëvendësojë me…

Më: 23 maj 2018 Në ora: 21:15
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë intervistës që ka dhënë sot në mbrëmje në ABC News, ka folur për zhvillimet më të fundit dhe përgjimet e opozitës. Berisha ka treguar se ka dhe regjistrime të tjera, por tha se nuk e di përmbajtjen e tyre. Me tej Berisha tha se Rama do ta shkarkojë Xhafën.

“E vërteta është se regjistrime të tjera ka, por së çfarë përmbajtje kanë nuk e di. Ajo që nxorëm për Xhafën është trungu, dhe tregon se ka një shtet të krimit dhe të drogës. Xhafa do ik, Taulant Gjura, Taulant Gjura do të jetë Ministër i ri Brendshëm. Po Met Kanani, e di se çfarë është, ka një fuqi shumë të madhe në PS, ka gjysmën e grupit në dorë,” ka thënë ndër të tjera Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat