"Si u vesh Llalla me petkun e "peshkut të madh" për të shpëtuar Saimir Tahirin"

Shqipëria

"Si u vesh Llalla me petkun e "peshkut të madh" për të shpëtuar Saimir Tahirin"

Më: 23 maj 2018 Në ora: 22:05
Saimir Tahiri dhe Ardiatik Llalla

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se mazhoranca tentoi të organizojë arrestimin e ish-kryeprokurorit Ardiatik Llalla në kulmin e skandalit “Tahiri”.

Në studion e ABC News, Berisha tha se prokuroria dhe qeveria tentuan të nxjerrin para opinionit publik, Llallën si një “peshk të madh”.

“Pati një moment kur këta tentuan të zëvendësonin Tahirin me Llallën. Kur flitej për “peshq të mëdhenj” këta menduan që të nxirrnin Llallën si arrestim të madh për të mbuluar çështjen “Tahiri”. U duhej “të shpëtojmë një herë Tahirin dhe të shesim Llallën”. Jo. Tahiri është një baron droge dhe që zbatoi porositë e Edi Ramën.

Llalla akuzohet se ka pastruar para? Le të dënohet me masën më të rëndë. Nuk mbroj asnjë që ka shkelur ligjin, por “gjueti shtrigash” nuk pranoj për asnjë” , - tha Berisha i ftuar në “Byro Politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat