Deklaratë e fortë nga PD: Kemi prova për dy ministra të Ramës, brenda verës rrëzohet qeveria

Shqipëria

Deklaratë e fortë nga PD: Kemi prova për dy ministra të Ramës, brenda verës rrëzohet qeveria

Më: 23 maj 2018 Në ora: 22:07
Qeveria Rama

Kryetari i Këshilltarëve të PD në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku u shpreh se protesta e së shtunës do të jetë më masivja që ka ndodhur ndonjëherë, pasi pakënaqësia është shumë e madhe.

Sipas tij protesta do të fillojë në sheshin “Skënderbej” dhe do të vijojë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

“Ka për të qenë protesta më masive. Ka për të qenë një nga protestat më të mëdha që është zhvilluar ndonjëherë. Ka më shumë qytetarë që duan të vijnë në protestë sesa militantë tanë”, tha Çollaku.

Pas publikimit të përgjimit misterioz pak ditë më parë me dëshmitarin 'X' (Albert Veliu) të njohur edhe si 'Babalja', Kreshnik Çollaku paralajmëroi sonte në 'Repolitix' se në ditët në vijim do të publikohen fakte dhe prova ku implikohen dy ministra të qeverisë Rama.

“Këto ditë do të dalin ca ministra të tjerë me zë e me figurë. Janë të paktën dy ministra të tjerë, të rëndësishëm dhe do i serviren publikut. Shumë shpejt do të dalin dhe ky sistem do të shembet, brenda kësaj vere”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat