“Babai i Çekajt të 613 kg kokainë, themeloi Partinë Komuniste në Tropojë”

Shqipëria

“Babai i Çekajt të 613 kg kokainë, themeloi Partinë Komuniste në Tropojë”

Më: 23 maj 2018 Në ora: 23:18
Sali Berisha

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ka dyshime të arsyeshme se disa zyrtarë të lartë të PD-së janë lidhur me kokainën e kapur në Durrës, ish-Kryeministri, Sali Berisha thotë se pronari i kompanisë Arbri Garden është vërtet nga Tropoja, por i lidhur edhe familjarisht me Partinë Socialiste.
“Të kthehemi pak më herët në kohë, sërish në çështje droge. A e kujtojnë shqiptarët që Riformaton ma atribuoi mua dhe Silvio Berluskonit? Pasi ne akuzuam me të drejtë vëlla Olsin si “princ politik” të drogës u hodhën në akuza. Kaparin e kokainës ka çuar “Gjushi” (Vangjush Dako) dhe Ardian Çela, administrator i OSHEE. Tani Rama bën të njëjtën gjë me kokainën siç bëri me Riformaton.

Arbër Çekaj është tropojan, por ka një problem aty. Po të më pyesësh mua “ku është Meka jote, Meka ime është Tropoja”. Aty kam zemrën, shpirtin, etj.

Ky Çekaj i përket një familjeje kundërshtare në Tropojë. I ati i tij ka themeluar Partinë Komuniste në Tropojë. Xhaxhai i tij ka qenë sponsor i fushatave të PS, njëlloj si ky Met Kanani. Xhaxhai i tij ka qenë kryetar i këshillit kur e kanë pasur socialistët dhe ky ishte kryetar PS-së në Tropojë.

Pak kohë më parë Rama tha në parlament do ta shihni se kush nuk e hetoi drogën e kapur në Durrës kur u kapën 95 kg më herët. Ky ishte një presion për Hardarmatajn pasi ai kishte qenë prokurori i çështjes dhe në rastin e Tahirit. 613 kg kokainë e ka porositur Ardian Çela dhe Olsi Rama.

Nëse prokuroria dhe Edi Rama, se ata janë njëlloj, gjejnë prova, le t’i bëjnë publike njëlloj siç bënë publike ekspertizën e për zërin e Agron Xhafajt. Po përpiqen të maskojnë lidhjet e Olsit me këtë sasi droge, por unë e kam deklaruar se Maminasi është “Xibraka bis” – tha Berisha i ftuar në “Byro Politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat