Meta takon zyrtarin gjerman: Çelja e negociatave, qasja me e mirë për BE

Shqipëria

Meta takon zyrtarin gjerman: Çelja e negociatave, qasja me e mirë për BE

Më: 24 maj 2018 Në ora: 14:01
Ilir Meta zhvilloi një takim me zëdhënësin e grupit parlamentar CDU/CSU për zgjerimin dhe çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman, deputetin Florian Hahn.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me zëdhënësin e grupit parlamentar CDU/CSU për zgjerimin dhe çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman, deputetin Florian Hahn.

Meta vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë në të gjitha nivelet, në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Presidenti theksoi se çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE gjatë Këshillit të qershorit do të ishte qasja më e mirë strategjike për vendin dhe për BE-në, duke patur parasysh se Shqipëria i ka shumë të qarta sfidat që duhet të kapërcejë për përparimin në hapat e mëtejshëm të procesit.

Kreu i Shtetit shtoi se procesi i negocimit për çdo kapitull është një mekanizëm efikas si për arritjen e rezultateve konkrete ashtu edhe për një monitorim më të afërt dhe bindës për çdo vend anëtar të Bashkimit Evropian.

Në përgjigje të interesit mbi reformën në gjyqësor, Presidenti Meta vuri në dukje se procesi i vetingut duhet të nxjerrë më shumë në pah vlerësimin mbi nivelin e profesionalizmit dhe cilësinë e vendimeve gjyqësore, të cilat janë kyç për besueshmërinë e publikut tek institucionet e drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat