PD dorëzon kërkesën për protestën e së shtunës

Shqipëria

PD dorëzon kërkesën për protestën e së shtunës

Më: 24 maj 2018 Në ora: 14:50
Foto nga Protesta

Partia Demokratike ka dorëzuar sot kërkesën për të protestuar ditën e shtunë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

Kërkesa është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, dhe është parashikuar që të nisë në orën 11:00.

E veçanta e kësaj kërkesë është se në të nuk është shkruar se sa do të zgjasë tubimi i Partisë Demokratike.

Demokratët kanë ftuar qytetarët që të bashkohen të shtunën e 26 majit, në atë që e quajnë përballje me shtetin e kriminalizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat