AKU bllokon 53.1 ton mish me salmonela

Shqipëria

AKU bllokon 53.1 ton mish me salmonela

Më: 24 maj 2018 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Autoriteti Kombëtari Ushqimit ka bërë të ditur se ka identifikuar një ngarkesë me 53.1 ton mish importi i cili rezultonte i kontaminuar me salmonela typhimurium.

Këto ngarkesa vinin nga Brazili dhe ishin të destinuara për tregun Shqiptar.

AKU thotë në një deklaratë se gjatë vitit 2018 janë identifikuar dhe kthyer mbrapsht veç dy rasteve të mësipërme edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të çdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se kontrollon dhe realizon analizat e çdo ngarkese mishi nga Brazili për të garantuar në mënyrë të plotë sigurinë ushqimore të produktit që importohen.

Më tej, AKU thotë se gjatë vitit 2017 janë analizuar 225 mostra, ngarkesat e të cilave janë analizuar nga ISUV dhe ka dalë jo konform vetëm një prej tyre. Më herët nuk rezulton për asnjë ngarkesë të identifikuar problematike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat