“Shumë ambasadorë të huaj bëjnë biznes në Shqipëri”

Shqipëria

“Shumë ambasadorë të huaj bëjnë biznes në Shqipëri”

Më: 24 maj 2018 Në ora: 23:25
Paskal Milo

Në Shqipëri ka ambasadorë që kanë kryer biznes në vend.

Deklarata e fortë vjen nga ish Ministri i Jashtëm Paskal Milo, i cili është shprehur se ai personalisht është në dijeni të mjaft rasteve kur ambasadorë të huaj, pas mbarimit të mandatit kanë hapur biznese ne Shqipëri.

“Unë mund t’ju them se ka pasur edhe ambasadorë të nivelit të dytë e të tretë në Shqipëri që kanë përgatitur terrenin që në momentin që mbarojnë mandatin të mund të rikthehen në Shqipëri për të bërë biznes.

Këtu vijnë ambasadorë të ndryshëm që në vendet e tyre lejohen të përcaktojnë orientimin politik. Kur vijnë në Shqipëri ata krijojnë një lloj marrëdhënie me forcat politke që janë aleate apo mbështetëse të partive që përfaqësojnë në vendin e tyre”- tha Paskal Milo, i ftuar në emisionin Studio e Hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat