Ikën Vlahutin, ja kush është ambasadori i ri i BE në Shqipëri

Shqipëria

Ikën Vlahutin, ja kush është ambasadori i ri i BE në Shqipëri

Më: 25 maj 2018 Në ora: 11:47
Luigi Soreca

Bashkimi Europian ka emëruar ambasadorin e ri të BE-së në Shqipëri.

Pas përfundimit të mandatit të kroates, Romana Vlahutin, BE ka zgjedhur një personalitet të spikatur për ta sjellë në Shqipëri.

Bashkimi Europian ka vendosur që të Tiranë të rikthejë sërish një italian në krye të delegacionit të BE-së.

Ai është Luigi Soreca. Ky i fundit është një dashamirës i Shqipërisë dhe ka ndihmuar shumë vendin tonë në procesin e liberalizimit të vizave.

Por kur është ambasadori i ri i BE-së në Tiranë:

Luigi Soreca ka mbajtur detyra te ndryeshme në BE.

Ai ka qenë është Drejtor për Sigurinë në DG HOME.

Drejtoria e tij kontribuon në objektivin e Unionit për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë dhe rrjedhimisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

Ai dhe ekipi i tij kanë për detyrë implementimin e Axhendës Evropane për Sigurinë, të përcaktimit dhe zhvillimit të aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacion, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, promovon bashkëpunimin në zbatimin e ligjit në nivel evropian, edhe me ndihmën e EUROPOL e CEPOL.

Drejtoria është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë, edhe me ndihmën e EMCDDA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat