Presidenti Meta i jep titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Riccardo Migliori

Shqipëria

Presidenti Meta i jep titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Riccardo Migliori

Më: 25 maj 2018 Në ora: 12:17
Riccardo Migliori

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka akorduar titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, politikanit italian Riccardo Migliori

Të pranishëm në ceremoninë e dekorimit në Presidencë kreu i PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ish-kryeministri Sali Berisha, ambasadori i Italisë, deputetë e përfaqësues të trupit diplomatik.

Në fjalën e tij Presidenti Meta vlerëson emrin e Miglorit, duke thënë se ai ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë.

Meta: Migliori ka vendosur dhe mbajtur një raport të veçantë me Shqipërinë, na ka mbështetur në procese kyçe të historisë sonë moderne. Nuk mund të ndodhte ndryshe me një ndër miqtë e shumtë që na kanë shoqëruar e mbështetur përkrah, nga Italia fqinje, partneri ynë strategjik. Gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OSBE-së, ai ka lënë mbresa të thella në kujtesën institucionale të vendit. Si anëtar, e më pas kryesues i delegacionit parlamentar italian në Asamblenë e Përgjithshme të OSBE-së, Migliori është dëshmitar dhe kontributor i ndryshimeve që kanë ndodhur në forcimin e institucioneve demokratike

Miglorit i jepet ku titull "Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e spikatur në mbrojtjen, përhapjen e vlerave dhe standardeve demokratike në Shqipëri, si dhe për mbështetjen e pakursyer në proceset e saj integruese dhe euroatlantike".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat