Thirrja e fortë për protestën e PD-së: Qytetarët do ta vendosin vetë si do të sillen!

Shqipëria

Thirrja e fortë për protestën e PD-së: Qytetarët do ta vendosin vetë si do të sillen!

Më: 25 maj 2018 Në ora: 13:44
Aurel Bylykbashi

Gjatë një deklarate për median, kryetari i Partisë Demokratike dega Elbasan Aurel Bylykbashi ftoi qytetarët ti bashkohen protestës së opozitës këtë të shtunë, ku do të kërkohet largimi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

I pyetur nëse do të jetë një protestë paqësore Z. Bylykbashi thekson se ngarkesa e kësaj  proteste është e madhe, ndaj do ta kenë në dorë qytetarët për të vendosur.

“Ne shkojmë për të protestuar si qytetarë të Europës, por kjo protestë ka një ngarkesë të madhe. Kur fut në burg njerëz të thjeshtë  qe skanë paguar faturat e dritave, apo se ndërton një dritare, por nuk merren masa për ministrin e brendshëm vëlla i të cilit është i inkriminuar me trafikun e drogës do të thotë se shumë gjëra nuk shkojnë. Ndaj do të jenë qytetarët  ata që do të vendosin sesi të sillen nesër”.

Nisja nga Elbasani drejt Tiranës do të kryhet në orën 9 para selisë së partisë Demokratike. Vetëm nga Elbasani   janë parashikuar ti bashkohen protestës rreth 2 mijë qytetarë, ndërsa nga i gjithë qarku ky numër pritet të jetë i lartë, kjo për faktin se Bashkia e Prrenjasit dhe Cerrikut drejtohen nga kryebashkiakët e LSI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat