Meta: Shqipëria duhet të përmbyllë një herë e mirë, kapitullin e zgjedhjeve me probleme

Shqipëria

Meta: Shqipëria duhet të përmbyllë një herë e mirë, kapitullin e zgjedhjeve me probleme

Më: 25 maj 2018 Në ora: 15:01
Ilir Meta priti sot në një takim Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë, Roberto Montanella. Në fjalën e tij, Meta theksoi “është tejet e rëndësishme që Shqipëria të përmbyllë një herë e mirë kapitullin e zgjedhjeve me probleme”.

Meta vlerësoi punën e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për paqen, stabilitetin dhe demokracinë nëpërmjet mbrojtjes, respektimit dhe promovimit të standardeve më të larta për forcimin e institucioneve demokratike, të drejtat e njeriut, dhe fusha të tjera të sigurisë. Presidenti vuri në dukje se Shqipëria mbështet të gjitha aktivitetet e OSBE-së dhe jep kontributin e saj modest por të vendosur.

Kreu i shteti theksoi se vëmendja është përqëndruar në zbatimin e reformave në fusha kyçe që lidhen me përparimin drejt integrimit evropian, duke shpresuar që në qershor Këshilli Evropian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE. Ndër sfidat e afërta,  Meta nënvizoi domosdoshmërinë e përparimit me reformën zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe theksoi se “është tejet e rëndësishme që Shqipëria të përmbyllë një herë e mirë kapitullin e zgjedhjeve me probleme".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat