Mbyllet protesta e opozitës, Basha njofton hapin e radhës që do ndjekë opozita

Shqipëria

Mbyllet protesta e opozitës, Basha njofton hapin e radhës që do ndjekë opozita

Më: 26 maj 2018 Në ora: 08:29
Protesta

(E plotësuar) - Pasi ka shkuar te qetesoje protestuesit pas perplasjes se forte para Ministrise se Brendshme, Kryedemokrati Basha ka vleresuar protesten e sotme si madheshtore, kombetare dhe qytetare dhe ka njoftuar me hapin e radhes qe do te ndjeke opozita.

I shoqeruar nga protestues deri ne hyrjen e selise blu, Basha ka dhene prej andej mesazhn e prere se aksioni do te vazhdoje deri ne fitore.

“Dëgjuam sot mesazhin e prerë që populli i dha qeverisë së krimit, Ramës dhe Xhafës dhe lakenjve të tyre. Aksioni popullor do të vazhdojë pareshtur deri në clirimin e vendit nga qeveria e lidhur me krimin. Për një jetë më të mirë, do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore”.

Mbyllet protesta e opozitës, këto janë pamjet që lanë pas…

Ka përfunduar protesta e PD, e cila nisi në orën 11 të paradites së sotme, ndërsa pas fjalës së kreut të opozitës, Lulzim Basha, protestuesit janë drejtuar pranë Ministrisë së Brendshme, ku ka pasur edhe përplasje mes efektivëve të policisë.

Ndërkohë që protestuesit janë duke u larguar, këto janë pamjet që la pas protesta e sotme në kryeqytet…

Image

Marshimi drejt fundit, Basha tërheq protestuesit drejt selisë së PD-së?

Pas përpjekjeve të protestuesve për të çarë kordonin policor që mbronte perimetrin e sigurisë së Ministrisë së Brendshme, vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha u afrua për të qetësuar turmën dhe për ta thirrur të largohet.

Krahas deputetëve të PD-së, si Strazimiri, Salianji, Spahia etj, edhe vetë Basha doli në krye të turmës dhe e thirri ta ndjekë pas, për të lënë godinën dhe për t’u spostuar drejt selisë së Partisë Demokratike.

Duke ndjekur liderin e opozitës, protestuesit parakaluan në pedonalen para Teatrit Kombëtar, për të ecur drejt selisë së PD-së, duke shmangur kështu edhe një agravim të situatës para godinës së Ministrisë së Brendshme.

Mesa duket këto janë edhe minutat e fundit të marshimit të opozitës, që tani janë larguar nga godina e Ministrisë dhe pritet të shpërndahen gradualisht.

Protesta e opozitës/ Protestuesit hyjnë te ministria e Brendshme, përforcohet kordoni policor

Një pjesë e madhe e protestuesve vazhdon që të qëndrojë përpara Ministrisë së Brendshme, ku tensionet ishin edhe më të larta.

Pas çarjes së rrethimit të parë, janë parë forca të shumta policie veçanërisht ato speciale, të cilat janë zhvendosur për të mbrojtur godinën ku gjendet edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Por ajo që bie në sy, janë pjesëtarë të  forcave speciale të cilët siç duket edhe në foto janë  kujdesur që të filmojnë protestuesit.

Nga tereni raportohet se protestën, po e ndjekin nga afër edhe diplomatë të huaj.

Image

Berisha shkon tek policët, ja çfarë po ju thotë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot pranë policëve të vënë në gadishmëri nga Fatmir Xhafaj për protestën e opozitës.

Duke folur me ta, ish-kryeministri Berisha është shprehur se edhe Fatmir Xhafaj duhet të kalojë vettingun.

‘Ju të bëni veting, ministri juaj të mos bëj. E drejtë është kjo miq? Absolutisht nuk është e drejtë, me vëllain e tij. Punë të mbarë, mos keni problem asnjë shqetësim sot’, i është drejtuar ish-kryeministri Berisha policëve, të cilët kanë pohuar me kokë.

Policia përgjak kryeredaktorin e Rilindjes Demokratikes

Skandaloze!

Policët kanë goditur dhe përgjakur kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi.

Fotoja është bërë publike nga ish-kryeministri Sali Berisha.

‘Narkobanditet me uniforme pergjakin protesten e opozites, godasin kryeredaktorin e gazetes Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi! Sb’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Image

Mijëra shqiptarë janë mbledhur sot në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pas fjalimit të kreut të PD-së Lulzim Basha, protesta është zhvendosur tek ministria e Brendshme.

Ata kanë hyrë në oborrin e brendshëm të ministrisë dhe kanë hedhur ujë dhe tymuese ndaj institucionit.

Ka një shtim të policisë dhe momente tensioni.

Image

Hidhen tymuese

Ka pasur incidente para kryeministrisë.

Pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përfunduar fjalimin e tij, ka bërë thirrje për të marshuar drejt sheshit ‘Skëndërbej’.

Pas largimit të tij, kanë nisur disa incidente para kryeministrisë, ku turma ka hedhur tymuese dhe më pas edhe shishe me ujë.

Ka nisur edhe përplasje para policisë.

Basha: Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie nga populli i bashkuar

Përpara mijërave protestuesve të mbledhur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Lulzim Basha theksoi se problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, rënia e shtetit të së drejtës, është shteti i kapur nga krimi e korrupsioni. Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie nga populli i bashkuar.

Pjesë nga fjala e Bashës

Sot, në këtë shesh jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e së vërtetës, për diellin tonë që lind në perëndim. Për atë dritë që na u mohuar për gjysmë shekulli, për atë dritë që këto ditë e kanë bllokuar.

S0t më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritën që vjen nga perëndimi, edhe pse ajo shkëlqen nga larg.

Sot jemi mbledhur në këtë shesh për të treguar se jemi europian. E si të tillë besojmë te shteti ti së drejtës. Sot protestojmë për liri, drejtësi e demokraci. Jemi këtu për t’iu drejtuar perëndimit, se qeveria bizantine nuk përfaqëson popullin, aspiratën e shqiptarëve.

Përpjekja jonë nuk është luftë për pushtet, është betejë mes të mirës dhe të keqes, mes njerëzve që duan drejtësi dhe atyre që e kanë kapur drejtësinë.

Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, rënia e shtetit të së drejtës, është shteti i kapur nga krimi e korrupsioni.

Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë, ne dëshmojmë se ne nuk e pranojmë autokracinë, korrupsion e nuk mbyllim sytë para krimit dhe korrupsionit.

Rilindja nuk degradoi rrugës, por ishte një projekt kriminal i një individi. Që ditën e parë ajo e grabiti vendit. Ka krijuar një sistem kriminal.

Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie nga populli i bashkuar.

Duhet të keni besim tek vota, kur njerëzit nuk kanë besim tek ajo, vota do të shitet e blihet. Vota arma e në dorë e njerëzve. Ne kemi nevojë që ne mund të bëjmë Shqipërinë. Sa herë që njerëzit bëhen bashkë, ia kanë dalë. Nëse bëhemi me qindramijëra, pushteti do të bëhet i njerëzve.

Image

Basha: Nuk jemi këtu për pushtet, por për Shqipërinë si gjithë Europa

Duke folur para mijëra shqiptarëve që kanë dalë në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës, Lulzim Basha është shprehur se ‘nuk jemi këtu për pushtet, por për të qëndruar përballë një qeverie antieuropiane’.

Pjesë nga fjalimi i Lulzim Bashës:

Ne jemi këtu për t’i treguar Europës, perëndimit, se qeveria bizantine që synon nuk përfaqëson popullin, aspiratën e shqiptarëve. Ne jemi mbledhur në këtë shesh për të qëndruar si europianë përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa.

Përpjekja jonë nuk është përplasje mes qeverisë dhe opozitës, nuk është luftë për pushtet por përpjekje kundër sundimtarit shkatërruese.

Përpjekja jonë është beteje midis të mirës dhe të keqes, atyre që duan drejtësi dhe atyre që e kanë kapur drejtësinë, midis atyre që duan siguri dhe rend dhe atyre që kanë kapur shtetin.

Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, është dhunimi i të drejtave të qytetarëve, shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Protestuesit te prire nga kryedemokrati Basha dhe drejtuesit e opozites se bashkuar, kane mberritur tashme para Kryeministrise. Nga Bulevardi “Deshmoret e kombit” degjohen thirrjet e protesuesve Rama ik, Xhafaj Ik.

Image

Protesta e opozitës/ Basha del nga selia, i bashkohet protestuesve. Nis marshimi

Ka nisur protesta e opozites se bashkuar. Ashtu si ishte paralajmeruar opozita proteston duke nisur nga ora 11:00 dhe pa nje ore mbylljeje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kreu i opozitës dhe aleatët e tij opozitarë u bënë thirrje shqiptarëve të bashkohen për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, 17 ditë pas denoncimit të parë që bënë nga selia blu për dosjen e vëllait të tij, të dënuar nga drejtësia italiane me 7 vjet e dy muaj heqje lirie.

 Basha: Xhafaj e mori pergjigjen mbreme 

Pas pyetjes se gazetares se Xhafaj e ka sfiduar Bashen, duke i thene se nese pergjimi eshte autentik, ai do te largohet, ne te kunderten, Basha duhet te mbaje pergjegjesi e te dorehiqet.

“Xhafaj, e mori pergjigjen, merre dhe ti lexoje, se qytetaret jane te qarte, ja shikoje”

Basha del nga selia, prin protestuesit

Ne oren e percaktuar per nisjen e protestes, kryedemokrati Lulzim Basha ka dale nga selia blu, shoqeruar nga deputete demokrate dhe i eshte bashkuar protestuesve qe ishin mbledhur. Ne krye te tyre, nisi marshimi proteste i planifikuar nga PD.

Ne te njejten kohe ka dale edhe kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, shoqeruar ne krah nga nje vajze e vogel dhe ish ministrja Klajda Gjosha.

Protesta e opozitës/ Del harta e familjeve politiko-mafioze të Shqipërisë

Pasi mediat raportuan se negociatat mund të mos hapen, disa të rinj opozitarë u shfaqën me një banderolë në bulevardin kryesor të Tiranës, pak para nisjes së protestës.

“Banderola me sloganin “Poshtë Pashallarët e Krimit”, risjell në vëmendje skandalin Xhafaj për shkak të episodit të njohur kur, gjatë pazarit për drogën, Agron Xhafajn e quajnë “Pasha”.

Banderola mban portretet e Edi Ramës dhe dy ministrave të tij të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri me nga një kryq të kuq mbi secilin portret.

Banderola është një nga simbolet kryesore të protestës së Partisë Demokratike, duke dhënë mesazhin e opozitës së shqiptarëve nuk u duhet nje qeveri dhe një kryeministër në shërbim të krimit, i cili është kthyer në pengesën kryesore për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit te vendit ne Bashkimin Europian,” thuhet në njoftimin e PD.

Image

Protesta e opozitës/ Del harta e familjeve politiko-mafioze të vendit

PD shpalos simboliken e dyte te protestes, harten e familjeve mafioze te vendit me gjithe mbiemrat e njohur per shqiptaret.

HARTA

Harta e familjeve politiko mafioze është një instalacion për të simboliziar qeverinë e Edi Ramës në 5 vitet e fundit. Për herë të parë, gjatë qeverisë së Ramës Shqipëria mori kudo në Perëndim imazhin e një vendi që, me mbeshtetjen e qeverisë, prodhon dhe trafikon vetëm kanabis dhe krim, duke u cilësuar gjerësisht në botë si Kanabistan. Harta është rreth 2 metra e gjysëm e lartë dhe mban emrat e personave të akuzuar publikisht ose që janë dënuar vetë për krime të rënda, ose që kanë lidhje të forta me trafikun e drogës dhe krimin e organzuar me vend. Në hartë janë emrat e Mark Frrokut, Arben Ndokës, Armando Prengës, deputetët e qeverisë të përjashtuar për vrasje, prostitucion,trafik droge. Janë emrat e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit, kryebashkiakëve të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, si dhe të njerezve të afërt politikë të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Granoz Ruci e Taualnt Balla. Bashkë me Balilin, Eskobarin e Ballkanit që kontrollon Sarandën dhe nuk kapet nga policia, harta e drogës dhe e familjeve mafioze me mbështetje qeveritare, është dëshmia se Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar.

Në Sheshin Skënderbej shfaqet statuja e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit. KJo ehste simbolika e pare e protestes se opozites, qe eshte shpalosur sot ne oren 09:30 nga te rinjte opozitare.

Drejtësia e kapur nga Rama, ja statuja që u ngrit sot në sheshin ‘Skëndërbej’

Në Sheshin Skënderbej shfaqet statuja e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit.

Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për të treguar se Drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.

Një simbol tjetër i shpërfytyrimit të Drejtësisë nga pushteti është portreti i Ramës që ka zëvendësuar sytë e mbyllur të Drejtësisë së barabartë për të gjithë me syrin që ai i shkel krimit për ta favorizuar dhe mbrojtur atë.

Peshorja e drejtësisë, që duhet të ishte e barabartë, peshon nga mbrojtja e Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe parave të tyre të drogës, ndërsa Kushtetuta, që mbron të drejtat e qytetarëve të zakonshëm, është zhvlerësuar nga drejtësia politike e Edi Ramës.

Image

***

Jane bere gati automjetet qe do te nisen nga rrethet per ne protesten e PD qe kulmon sot ne oren 11:00 ne Tirane. Makinat te cilat po vijne nga Shkodra mbajne keto mesazhe per protesten e sotme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat