Vdekjet nga mjekimet e pakujdesshme, një mjek kallëzohet dhe një pezullohet - Bota Sot
Vdekjet nga mjekimet e pakujdesshme, një mjek kallëzohet dhe një pezullohet

Shqipëria

E hënë, 25 qershor 2018

Vdekjet nga mjekimet e pakujdesshme, një mjek kallëzohet dhe një pezullohet

Më: 26 maj 2018 Në ora: 11:38
Spitali në Fier

Spitalet tona prej shumë kohësh janë kthyer në vende ku pacientët ndërrojnë jetë nga pakujdesia e mjekëve. Janë me dhjetëra raste të denoncuara, por rrallë është dhënë ndëshkim për ta nga ana e organeve ligjzbatuese. Por në një rast në Fier, me sa duket gjykata më në fund ka marrë një vendin për një mjeke duke i hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit për shkak të ngjarjes së rëndë që ndodhur rreth tre muaj më parë kur një vajzë e re humbi jetën në ambientet e spitalit të Fierit. Po ashtu sipas të dhënave bëhet me dije se një mjek në QSUT është vënë nën hetim për shkak se 8 ditë pasi kishte kryer operacionin e një pacienti ky i fundit kishte ndërruar jetë nga komplikacionet. Nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur me këtë rast, por sipas të dhënave familjarët kanë vënë gishtin mbi këtë person duke e akuzuar për mjekim të pakujdesshëm.

Dy rastet:

Vdekja e një pacienti tete ditë pas operacionit ka vënë në hetim për mjekim të paligjshëm një mjek të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Dosja ndaj Edmond Çelikut është hapur në Korçë, nga ku ishte edhe pacienti që ndërroi jetë. Ndërkohë në Fier, mjekja Ina Ruzhdija u pezullua nga puna për mjekim të pakujdesshëm të 21-vjeçares Xhuljeta Gjeka që ndërroi jetë rreth tre muaj më parë. Një mjek i Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Policia e Korçës, për mjekim të pakujdesshëm. Sipas të dhënave bëhet fjalë për mjekun 64-vjeçar Edmond Çeliku. Policia thotë se ndaj tij filloi procedimi penal pasi një pacient i tij i identifikuar si Kosta Raçi, ndërroi jetë 8 ditë pasi i ishte nënshtruar një operacioni në QSUT. Familjarët e viktimës dyshojnë se mjeku i ka bërë mjekim të pakujdesshëm 63-vjeçarit.

Por sipas policisë që ka reaguar për këtë ngjarje mësohet se nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë mjekja e spitalit të Fierit, Ina Ruzhdija, u pezullua nga puna me vendim gjykate për mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekjen e 21-vjeçares Xhuljeta Gjeka rreth tre muaj më parë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në muajin shkurt, kur e reja u paraqit në spital me temperaturë të ulet dhe mjekja Ina Ruzhdija nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore pacientes, duke u thënë familjarëve që ta merrnin në shtëpi pasi gjendja e saj ishte gripale. Familjarët që në atë kohë hodhën akuza ndaj bluzave të bardha, ndërsa sot kërkojnë që forca e ligjit të veprojë ndaj tyre. “Të zbatohet ligji dhe vetëm ligji, pezullimi nuk do të thotë gjë për mua. Mbesa nuk më kthehet më. Të zbatohet ligji për atë pati faj”. Nga ana e Prokurorisë Fier po vazhdojnë hetimet në lidhje me individualizimin e përgjegjësisë penale të stafit mjekësor pranë Spitalit Rajonal Fier.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test